KFOR-i jep detaje nga asgjësimi i predhës me peshë 250 kilogramë, daton nga Lufta e Dytë Botërore

Personeli austriak i Ekipit për Asgjësimin e Mjeteve të Pashpërthyera, i cili operon në kuadër të KFOR-it realizoi sot një shpërthim të kontrolluar dhe të suksesshëm në Kaçanik të një bombe që daton që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas njoftimit nga KFOR-i, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë Policia e Kosovës dhe FSK-ja teksa […] The post KFOR-i jep detaje nga asgjësimi i predhës me peshë 250 kilogramë, daton nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Albinfo.

KFOR-i jep detaje nga asgjësimi i predhës me peshë 250 kilogramë, daton nga Lufta e Dytë Botërore

Personeli austriak i Ekipit për Asgjësimin e Mjeteve të Pashpërthyera, i cili operon në kuadër të KFOR-it realizoi sot një shpërthim të kontrolluar dhe të suksesshëm në Kaçanik të një bombe që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas njoftimit nga KFOR-i, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë Policia e Kosovës dhe FSK-ja teksa bëhet e ditur se pajisja, me peshë 250 kg, u gjet më 26 prill nga banorët lokalë të zonës, pranë një lumi.

“Përgatitja dhe ekzekutimi i kësaj veprimtarie u kryen në përputhje me standardet ndërkombëtare, për të garantuar sigurinë e komunitetit lokal, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico BARDUANI. Personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ndoqi gjithashtu këtë aktivitet, si pjesë e trajnimit të tyre, në përputhje me mandatin e tyre fillestar”, thuhet në komunikatë, transmeton albinnfo.ch.

Më tutje, bëhet e ditur se Policia e Kosovës kishte rrethuar zonën, ndërkaq ekipet EOD përbëhen nga personel shumë të specializuar, të cilët ishin të trajnuar dhe të pajisur mirë për të trajtuar në mënyrë të sigurt mjetet e pashpërthyera dhe janë gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj kërkesave për ndihmë në këtë fushë.

The post KFOR-i jep detaje nga asgjësimi i predhës me peshë 250 kilogramë, daton nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Albinfo.