Kievi: Qindra sulme me dronë nga forcat ruse, viktima dhe të plagosur

Një person u vra dhe dy u plagosën në më shumë se 600 sulme nga forcat ruse në rajonin Zaporozhye në Ukrainë. Si pasojë e sulmeve janë raportuar edhe dëme të mëdha të banesave. “Gjatë ditës, forcat ruse kryen 607 sulme ndaj 17 vendbanimeve në rajonin e Zaporozhye-s. Si rezultat i sulmeve armike në rrethin [...]Read More...

Kievi: Qindra sulme me dronë nga forcat ruse, viktima dhe të plagosur

Një person u vra dhe dy u plagosën në më shumë se 600 sulme nga forcat ruse në rajonin Zaporozhye në Ukrainë.

Si pasojë e sulmeve janë raportuar edhe dëme të mëdha të banesave.

“Gjatë ditës, forcat ruse kryen 607 sulme ndaj 17 vendbanimeve në rajonin e Zaporozhye-s. Si rezultat i sulmeve armike në rrethin e Polohiv-it, një person u vra dhe dy u plagosën”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporozhye-s, Ivan Fedorov.

Sipas tij, trupat ruse përdorën 398 dronë në sulmet e tyre, kryen 191 sulme artilerie dhe kryen nëntë sulme me raketahedhës.

/abcnews.al/