Kina i kundërpërgjigjet Trump, rrit tarifat për mallrat amerikane në 125 përqind

Përshkallëzohet lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Pekini njoftoi këtë të premte një rritje të tarifave tregtare për mallrat amerikan nga 84% në 125% . Lëvizja e Kinës vjen pasi vetëm një ditë më parë Shtetet e Bashkuara rritën sërish tarifat për mallrat Kinez nga 125% në 145% me Donald Trump [...]Read More...

Kina i kundërpërgjigjet Trump, rrit tarifat për mallrat amerikane në 125 përqind

Përshkallëzohet lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Pekini njoftoi këtë të premte një rritje të tarifave tregtare për mallrat amerikan nga 84% në 125% .

Lëvizja e Kinës vjen pasi vetëm një ditë më parë Shtetet e Bashkuara rritën sërish tarifat për mallrat Kinez nga 125% në 145% me Donald Trump që tregoi se nuk do të kishte tërheqje përballë Pekinit, megjithatë ai tha se ka vend për negociata.

Për here të parë që prej nisjes së luftës tregtare SHBA – Kinë, këtë të premte pati një reagim nga Presidenti Kinez Xi Jinping. Pasi u takua me Kryeministrin Spanjoll Pedro Sanchez, Kreu I Shtetit Kinez ripërsëriti qëndrimin  e bërë më parë publik nga Pekini se nga kjo luftë tregtare nuk do të nxjerrv kurrë një fitues.

Presidenti Kinez i tha kreministrit Spanjoll Pedro Sanchez se Bashkimi Europian dhe Pekini duhet të kundërshtojnë praktikat e njëanshme të negocimit që Donald Trump kërkon me vendosjen e tarifave tregtare për të ngacmuar ekonomitë më të mëdha të botës.

Reagimi i Kinës dhe kundërpërgjigja e rradhes prej këtij vendi vjen pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan tarifat e larta tregtare ndaj të gjithë vendeve përveç Pekinit për 90 ditë, duke iu lën atyre një tarif fashë të unifikuar prej 10%. Vetë Trump pranoi në mbledhjen e kabinetit të tij mbrëmjen e të enjtes se vendosja e tarifave shkaktoi probleme në atë që ai e quajti një tranzicon ekonomik ndërsa pranoi edhe efektet negative që vendimi I tij pati në Bursën Amerikane./abcnews.al