Macron: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë
Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, lexoi mesazhin zyrtar të presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili dërgoi një mesazh të fortë kujtimi, njohjeje dhe mbështetjeje për Bosnjën dhe Hercegovinën. “Srebrenica mbetet një njollë e përhershme në kujtesën kolektive të Evropës dhe të […] The post Macron: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë appeared first on InfoShqip.com.

Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, lexoi mesazhin zyrtar të presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili dërgoi një mesazh të fortë kujtimi, njohjeje dhe mbështetjeje për Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Srebrenica mbetet një njollë e përhershme në kujtesën kolektive të Evropës dhe të gjithë botës. Na detyron të jemi të vërtetë dhe të jemi të drejtë”, tha presidenti Macron.
Ai theksoi se e vërteta nënkupton njohjen e plotë të shkallës së krimit, i cili, tha ai, ishte i motivuar nga urrejtja etnike, dhe pranimin se bashkësia ndërkombëtare dështoi të mbronte civilët në korrik 1995.
“Është një pranim i dështimit me qëllim që të mos përsëritet më kurrë një e keqe e tillë dhe të ndërtohet një e ardhme e përbashkët”, shtoi presidenti francez.
Ai theksoi se drejtësia do të thotë respektim i vendimeve të gjykatave dhe se nuk ka vend për revizionizëm dhe mohim në një rajon që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Ky kujtim na angazhon për guxim, për ndërtimin e përditshëm dhe të vazhdueshëm të paqes dhe besimit – pa përjashtuar askënd”, tha Macron.
Në përfundim, ai kujtoi përvojën e vetë Francës në pajtim: “Franca është krenare që ka ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe premtuese me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot, Franca mbetet me ju – për të mbështetur Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën e vështirë, por të domosdoshme të pajtimit, ndërtimit të paqes dhe një të ardhmeje të begatë një Evropë të bashkuar”.
The post Macron: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë appeared first on