‘Kjo shtëpi ka burra…’ – Publikohet momenti kur Luizi e ‘sulmon’ ashpër me fjalë Kiarën

Si shumë herë, Luiz Ejlli rrëmben vëmendje jo vetëm me talentin por dhe me sensin e humorit të tij. Ditën e sotme nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij, artisti shfaqet duke folur me tone të larta dhe ecën në drejtim të Kiarës, ndërsa në sfond duket dhe e ëmbla Luna Mari e […]

‘Kjo shtëpi ka burra…’ – Publikohet momenti kur Luizi e ‘sulmon’ ashpër me fjalë Kiarën

Si shumë herë, Luiz Ejlli rrëmben vëmendje jo vetëm me talentin por dhe me sensin e humorit të tij.

Ditën e sotme nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij, artisti shfaqet duke folur me tone të larta dhe ecën në drejtim të Kiarës, ndërsa në sfond duket dhe e ëmbla Luna Mari e cila e shikon me habi.

“Kjo shtëpi ka burra! Dhe kur unë të them ty dua të dal, unë dal kur të më dojë qejfi mua. Në dy të natës, në tret të natës.

Detyra jote është vetëm të më thuash se çfarë teshash dëshiron që të çohem e t’i hekuros. Kështu I tha gruas ai për Zotin” shprehet Luizi me tone të larta.

Teksa Kiara e shikon e habitur, këngëtari vijon të ecë në drejtim të lavamanit dhe e pyet: Tani këto enët a t’i laj unë apo ka dhe të tjera?

Kiara i përgjigjet: Vëri te banaku.

Kjo nuk është hera e parë që Luizi surprizon me video gazmore në të cilat përfshihet partnerja dhe e vogla e tij.

PAMJE: