Kobra i TBA shkruan për vdekjen e vëllaut të Unikkatilit: I tronditur nga vdekja e hershme e tij

Reperi i hip hop ‘labelit’, TBA, Kobra ka shkruar në lidhje me vdekjen e vëllaut të reperit Unikkatilit, Mentor Palokaj. Kobra, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga vdekja e hershme e tij. “I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Tee Palokaj pusho ne paqe”, ka shkruar…

Kobra i TBA shkruan për vdekjen e vëllaut të Unikkatilit: I tronditur nga vdekja e hershme e tij
Reperi i hip hop ‘labelit’, TBA, Kobra ka shkruar në lidhje me vdekjen e vëllaut të reperit Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Kobra, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga vdekja e hershme e tij.

“I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Tee Palokaj pusho ne paqe”, ka shkruar Kobra.

Mentor Palokaj, është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në lagjen Arbëria në Dragodan.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtin%s, Flora Ahmeti. /