Komisioni i Përbashkët Kosovë – Serbi për të pagjeturit zhvillon takimin e parë në Bruksel
Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit, disa javë pasi të dyja vendet u dakorduan për miratimin e formimit të Komisionit të Përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur Në takim, delegacioni i Kosovës do […] The post Komisioni i Përbashkët Kosovë – Serbi për të pagjeturit zhvillon takimin e parë në Bruksel appeared first on Albinfo.

Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit, disa javë pasi të dyja vendet u dakorduan për miratimin e formimit të Komisionit të Përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur
Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Halil Cenaj, bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.
“Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar te Vuçiç, dhe çështje të tjera të rëndësishme në këtë fushë”, ka thënë Hoti.
Deklarata për Personat të Zhdukur u miratua më 2 maj të vitit 2023 nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të procesit të dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian.
Ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të formonin këtë komision të përbashkët për të zbatuar Deklaratën dhe BE-ja e kishte cilësuar si një nga rezultatet më të rëndësishme të dialogut vitin e kaluar.
Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.
Në anën tjetër Serbia ende nuk e ka bërë të ditur se kush do të udhëheqë delegacionin e saj.
The post Komisioni i Përbashkët Kosovë – Serbi për të pagjeturit zhvillon takimin e parë në Bruksel appeared first on Albinfo.