Kompania Boeing dhuron 1 miliard dollarë për ceremoninë e inagurimit të Trump
Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing do të dhuroj një milion dollarë për inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump, tha zëdhënësi i kompanisë. Ceremonia e inagurimit do të mbahet në datë 20 janar në Uashington ndërkohë kompania Boeing nuk është e vetmja që ka bërë donacion. Shumë kompanive të mëdha amerikane, duke përfshirë General [...]Read More...

Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing do të dhuroj një milion dollarë për inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump, tha zëdhënësi i kompanisë.
Ceremonia e inagurimit do të mbahet në datë 20 janar në Uashington ndërkohë kompania Boeing nuk është e vetmja që ka bërë donacion. Shumë kompanive të mëdha amerikane, duke përfshirë General Motors, Ford, Microsoft dhe Meta janë në listën e dhuruesve të shumave të majme për inaugurimin e Trump më 20 janar.
American Airlines konfirmoi të enjten se po dhuron gjithashtu 1 milion dollarë.
Kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi gjithashtu se ka dhuruar 1 milion dollarë për fondin inaugurues të Trump.
Boeing ka dhuruar më parë 1 milion dollarë secili për tre inaugurimet e fundit presidenciale, përfshirë inaugurimin e parë të Trump në 2017. / abcnews.al