Kompania “Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës që nuk po largon mbeturinat për të cilat ka përgjegjësi

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, në një reagim publik thotë se kohët e fundit kanë hasur shumë mbeturina inerte nga materialet ndërtimore apo të natyrës së ngjajshme. Kompania “Pastrimi”, njofton se largimi i këtyre mbeturinave nuk është përgjegjësi e tyre, por e Komunës së Prishtinës. “Duke parë shqetësimet e juaja kohët e fundit, Ju njoftojmë

Kompania “Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës që nuk po largon mbeturinat për të cilat ka përgjegjësi

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, në një reagim publik thotë se kohët e fundit kanë hasur shumë mbeturina inerte nga materialet ndërtimore apo të natyrës së ngjajshme.

Kompania “Pastrimi”, njofton se largimi i këtyre mbeturinave nuk është përgjegjësi e tyre, por e Komunës së Prishtinës.

“Duke parë shqetësimet e juaja kohët e fundit, Ju njoftojmë që largimi i tyre nuk është obligim i KRM “Pastrimi”, sepse për largimin e tyre Komuna e Prishtinës nga viti 2024 ka kontraktuar dy Kompani Private, dhe se përgjegjësi lidhur me këtë shërbim duhet të kërkohet në Drejtorinë e Shërbimeve Publile e cila e mbikëqyrë punën e operatorëve privat”, thuhet në reagimin e tyre.

Më poshtë gjeni disa fotografi të mbeturinave në fjalë.