Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi

Komuna Piana degli Albanesi (Hora e ARbëreshvet) po përgatitet të përjetojë një moment krenarie të madhe dhe njohjeje kulturore.
Të shtunën 4 prill, ora 16:00, në Dhomën e Këshillit, Administrata Komunale do të ketë nderin t’i përcjellë titullin Qytetari Nderi Prof. Rexhep Rifatit”, shkruan në një postim të tij në fb kryetari i Komunës së përmendur, Rossario Petta, transmeton albinfo.ch. “Me propozim të kryetarit të bashkisë, Presidentit të shoqatës Mondo Albanese Giuseppe Schirò Di Maggio dhe Presidentit të Proloco Piana @TAG, këshilli bashkiak e votoi njëzëri një nder të tillë. “Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes së komuniteteve arbëreshe në Itali. Përmes shkrimeve dhe botimeve të tij të çmuara, Prof. Rifati arriti të tregojë historinë e shqiptarëve në Evropë dhe botë, duke festuar rrënjët dhe identitetin tonë me ndjeshmëri dhe mjeshtëri”, thuhet tutje në postim.
Në vazhdim, z. Petta shkruan: “Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni për të bërë homazhe për një njeri që ka bërë narracionin e vendit tonë dhe komuniteteve arbëreshe në Itali mision të tij. Në përmbyllje të aktivitetit do të ketë një performancë nga Ansambli i valleve “Hyjnesha”, i drejtar nga Xhejlan Raça. Rexhep Rifati është gazetar veteran nga Kosova, i cili jeton prej rreth tridhjetë vitesh në Zvicër ku vazhdon me entuziazëm të madh angazhimin e tij në gazetari. Krahas punës në mbulimin e aktiviteteve të diasporës, z. Rifati ka treguar viteve të fundit një kontribut shumë të çmueshëm në afirmimin e vlerave kulturore e kombëtare të arbëreshëve ëtë Italisë, duke vizituar rregullisht ngulimet e atjeshme arbëreshe, të cilave u ka kushtuar edhe libra autorialë.
The post Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi appeared first on Albinfo.



