Konferenca e Sigurisë/ “Ukraina të bashkohet me aleancën”, Zelensky: Do të flisja vetëm me Putinin, asnjë zyrtar tjetër rus

Këtë të premte po zhvillohet Konferenca e Sigurisë në Mynih. Presidenti i Ukrainës gjatë fjalës së tij u shpreh se Ukraina do të duhet të dyfishojë numrin e ushtrisë së saj në 1.5 milion njerëz nëse nuk mund të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s. Zelensky thotë se do të ishte në interesin e Ukrainës [...]Read More...

Konferenca e Sigurisë/ “Ukraina të bashkohet me aleancën”, Zelensky: Do të flisja vetëm me Putinin, asnjë zyrtar tjetër rus

Këtë të premte po zhvillohet Konferenca e Sigurisë në Mynih.

Presidenti i Ukrainës gjatë fjalës së tij u shpreh se Ukraina do të duhet të dyfishojë numrin e ushtrisë së saj në 1.5 milion njerëz nëse nuk mund të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Zelensky thotë se do të ishte në interesin e Ukrainës dhe NATO-s që Ukraina të bashkohet me aleancën: “Ne kemi një ushtri të fortë që mund të bëjë një NATO më të fortë kudo”.

Më tej Zelensky theksoi se i vetmi zyrtar rus me të cilin ai është i gatshëm të bisedojë është presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se ai do të takohet me homologun e tij rus vetëm kur Ukraina të arrijë një plan të përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët evropianë.

/abcnews.al/