Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, Spanja nxit zgjidhjen me dy shtete
Situata në Gaza vazhdon të mbetet shqetësuese. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Mauel Albares, ka reaguar sërish për gjendjen në të cilën ndodhet Gaza, duke thënë se zgjidhja e vetme për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, është ajo me dy shtete. “Cila është alternativa? Ti vrasim të gjithë palestinezët? T’i dërgojmë, ku?”, ka thënë [...]Read More...

Situata në Gaza vazhdon të mbetet shqetësuese. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Mauel Albares, ka reaguar sërish për gjendjen në të cilën ndodhet Gaza, duke thënë se zgjidhja e vetme për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, është ajo me dy shtete.
“Cila është alternativa? Ti vrasim të gjithë palestinezët? T’i dërgojmë, ku?”, ka thënë i revoltuar ministri i Jashtëm i Spanjës.
Më tej ai ka thënë se Gaza është një plagë e hapur për njerëzimin dhe se përballë një situatë të tillë nuk duhet heshtur.
/abcnews.al/