Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e emigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje e krime

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme. Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet [...]Read More...

Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e emigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje e krime

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.

Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e  Trump për goditjen e emigracionit të paligjshëm.

Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Politika e imigracionit ka qenë shpesh një nga çështjet më të debatuara në Kongres, por një fraksion prej 46 demokratësh iu bashkuan republikanëve duke mundësuar kalimin e projektligjit me 263 vota pro dhe 156 kundër.

“Prej dekadash ka qenë pothuajse e pamundur për qeverinë tonë të binte dakord për një zgjidhje për problemet në kufirin tonë dhe brenda vendit tonë“, tha senatorja Katie Britt. Ajo shtoi se ky është “ndoshta projektligji më i rëndësishëm që është miratuar nga Kongresi në gati tre dekada”.

Për zbatimin e projektligji do të kërkohej një rritje masive e kapaciteteve të agjencive të emigracionit dhe doganave, por ai nuk parashikon ndonjë financim të ri.

“Ajo që ai (Presidenti Trump) po bën është fillimi i asaj që do të jetë axhenda jonë legjislative“, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Mike Johnson.