Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë i gjindshëm

Është mbajtur tryeza “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar” në qendrën “Bogdanipolis”, në objektin e katedrales “Nënë Tereza”, përcjell albinfo.ch.  Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se ky modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare duhet të promovohet në mënyrë akademike dhe organizative, duke qenë se është një nga fenomenet e rralla në shoqëritë e sotme. “Unë besoj vërtet […] The post Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë i gjindshëm appeared first on Albinfo.

Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë i gjindshëm

Është mbajtur tryeza “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar” në qendrën “Bogdanipolis”, në objektin e katedrales “Nënë Tereza”, përcjell albinfo.ch. 

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se ky modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare duhet të promovohet në mënyrë akademike dhe organizative, duke qenë se është një nga fenomenet e rralla në shoqëritë e sotme.

“Unë besoj vërtet që ekziston një model origjinal shqiptar i bashkëjetesës fetare, një model i cili është vështirë të gjendet diku tjetër. Historia jonë e gjatë e popullit tonë të përvuajtur tregon se në asnjë moment nuk ka pasur një konflikt, i cili ka bazë fetare, kurse kombi ynë është bartës i katër feve të mëdha monoteiste dhe është vërtetë për t’u studiuar se si nuk mund të gjendet asnjë tronditje te populli ynë”, ka thënë ai.

The post Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë i gjindshëm appeared first on Albinfo.