Konsullata e Përgjithshme në Mynih feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në ambiente të konsullatës së bashku me shumë bashkatdhetarë, përfaqësues të shoqatave, ndërmarrës, veteranë, mjekë e studentë shënuam 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch. Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura në fjalën përshëndetëse përgëzoj për 17 vjetorin e Pavarësisë si dhe përkujtoj sakrificën e brezave të tërë në rrugëtimin për liri e pavarësi. […] The post Konsullata e Përgjithshme në Mynih feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Konsullata e Përgjithshme në Mynih feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në ambiente të konsullatës së bashku me shumë bashkatdhetarë, përfaqësues të shoqatave, ndërmarrës, veteranë, mjekë e studentë shënuam 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura në fjalën përshëndetëse përgëzoj për 17 vjetorin e Pavarësisë si dhe përkujtoj sakrificën e brezave të tërë në rrugëtimin për liri e pavarësi. Ndërsa Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë znj.

Gentiana Mburimi përshëndeti dhe uroj të pranishmit, duke theksuar mirënjohjen dhe rëndësinë e përkrahjes dhe mbështetjes së ndërsjellë në realizimin e synimeve tona të përbashkëta.

Këtë festë madhështore dhe të veçantë e bëri pranija e Bacës Rifat Jashari.

Kjo mbrëmje u përcjell me tingujt e bukur muzikor nga bandi muzikor i përbërë nga Shpejtim Kafexholli, Lendrit Beqiraj dhe Nexhat Ismaili.

The post Konsullata e Përgjithshme në Mynih feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.