Kopja e rrallë e botimit të parë të Harry Potter u shit për 18,000 £ në ankand

Një kopje e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, një nga 500 të parat e shtypura në 1997, u shit në ankand të shtunën në qytetin britanik të Pageton, Devon. Ka një gabim drejtshkrimor në pjesën e pasme të librit për fjalën ‘Filozofi’ dhe në faqen 53 shkopi magjik renditet gabimisht dy herë në listën [...]Read More...

Kopja e rrallë e botimit të parë të Harry Potter u shit për 18,000 £ në ankand

Një kopje e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, një nga 500 të parat e shtypura në 1997, u shit në ankand të shtunën në qytetin britanik të Pageton, Devon.

Ka një gabim drejtshkrimor në pjesën e pasme të librit për fjalën ‘Filozofi’ dhe në faqen 53 shkopi magjik renditet gabimisht dy herë në listën e pajisjeve.

Kopja pritej të shitej nga 20 deri në 30 mijë paund, por ajo u shit për 18 mijë paund (rreth 21600 euro).

Shtëpia e ankandeve e përshkroi atë si “një shembull të shkëlqyer të një kopjeje jashtëzakonisht të rrallë të botimit të parë”.

Një kopje tjetër e romanit, por më e dëmtuar, u shit për 1300 £.

Fillimisht, vetëm një numër i vogël i kopjeve të Harry Potter u shtypën sepse nuk dihej nëse libri do të fitonte popullaritet.

Pasuan një seri prej gjashtë vazhdimesh të tjera dhe adaptime filmike, dhe Harry Potter është sot një nga librat më të njohur në botë.

Edicioni i parë i “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u shit për 45,000 £ vitin e kaluar, dhe një kopje e ruajtur plotësisht arriti në 69,000 £ në mars 2022./abcnews.al