Koreja e Veriut e pranon se dërgoi trupa në Rusi për luftën me Ukrainën

Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës. Në një raport për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, ushtria e Phenianit pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse “të çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong [...]Read More...

Koreja e Veriut e pranon se dërgoi trupa në Rusi për luftën me Ukrainën

Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Në një raport për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, ushtria e Phenianit pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse “të çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong Un.

Njoftimi i Phenianit vjen vetëm disa ditë pasi Shefi i Shtabit të Rusisë Valery Gerasimov vlerësoi “heroizmin” e trupave të Koresë së Veriut, hera e parë që Moska e pranon publikisht përfshirjen e tyre.

Zyrtarët perëndimorë i kishin thënë më herët BBC-së se besonin se të paktën 1,000 nga 11,000 trupat e dërguar nga Koreja e Veriut ishin vrarë gjatë tre muajve./abcnews.al