Kori “Lulëkuqet“ nga Berna, me paraqitjen e tyre dhuruan emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës

Kori i grave "Lulëkuqet" në Bernë, përmes ushtrimit të këngëve të bukura shqipe, bashkon gratë shqiptare nga të gjitha trojet The post Kori “Lulëkuqet“ nga Berna, me paraqitjen e tyre dhuruan emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Kori “Lulëkuqet“ nga Berna, me paraqitjen e tyre dhuruan emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës

Si çdoherë, revista Albinfo.ch, bashkë me platformën e saj online është përçuese e vlerave kombëtare dhe kulturore nga diaspora shqiptare në Zvicër. Kësaj radhe, vëmendje i është kushtuar pikërisht korit të nënave shqiptare  “Lulëkuqet“.

Pavarësisht se jetojnë në një shtet tjetër, gratë shqiptare nga Zvicra kultivojnë atdhedashuri dhe përçojnë vlera burimore të shquara.

Kori “Lulëkuqet“ është i përbërë nga nënat shqiptare dhe është tregues i atdhedashurisë për vendin e tyre të lindjes. 

Ato për vite me radhë përmes këtij kori ruajnë vlera kulturore e kombëtare, si promovuese të kulturës së mirëfilltë shqiptare përmes këngës në Zvicër.

Duke qenë se jemi në prag të 17 vjetorti të Pavarësisë së Kosovës, kori “Lulëkuqet“ nga Berni janë duke organizuar një program festiv për të gjithë shqiptarët.

Vlen të theksohet se kori i grave “Lulëkuqet”, është themeluar më 10 qershor të vitit 2018 pikërisht në Bern, në kuadër të shkollë shqipe në Ostermundigen, si “Kori i Nënave“ të nxënëseve të shkollës shqipe, që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e këngëve të vjetra qytetare nga të gjitha trojet shqiptare.

Duke parë interesimin që kishin gratë, anëtaret e këtij kori u japin mundësinë edhe tani, të gjitha nënave, grave dhe vajzave, nga të gjitha trojet shqiptare, që të bëhen pjesë e korit “Lulëkuqet”. /Albinfo.ch

The post Kori “Lulëkuqet“ nga Berna, me paraqitjen e tyre dhuruan emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.