Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njohin reciprokisht patentë shoferët
Marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi është konfirmuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve, përmes një Note Verbale të dërguar në Ambasadën e Kosovës në Abu Dhabi, transmeton albinfo.ch. Kjo marrëveshje u lejon qytetarëve të dy […] The post Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njohin reciprokisht patentë shoferët appeared first on Albinfo.

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka hyrë zyrtarisht në fuqi.
Lajmi është konfirmuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve, përmes një Note Verbale të dërguar në Ambasadën e Kosovës në Abu Dhabi, transmeton albinfo.ch.
Kjo marrëveshje u lejon qytetarëve të dy vendeve që ta konvertojnë patentën e shoferit pa pasur nevojë për provime shtesë teorike apo praktike në vendin pritës. Me këtë hap, lehtësohet lëvizja dhe integrimi i qytetarëve në të dyja shtetet.
Marrëveshja është nënshkruar më 4 dhjetor 2024 në Abu Dhabi nga ministrat e brendshëm të të dy vendeve: Xhelal Sveçla nga Kosova dhe Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan nga Emiratet.
Kjo është marrëveshja e dytë e rëndësishme mes dy vendeve, pas asaj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në janar 2024.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka shprehur mirënjohje për autoritetet e Emirateve për bashkëpunimin e tyre dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
The post Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njohin reciprokisht patentë shoferët appeared first on Albinfo.