Kosova e nis me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve

Kosova e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve, duke triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Irlandës, në një ndeshje ku Dardanët krijuan disa raste të mira shënimi.
Në pjesën e parë, Kosova ishte më kërkuese dhe pati tri mundësi të rrezikshme për të kaluar në epërsi. Megjithatë, portieri irlandez dhe mbrojtja e mysafirëve arritën t’i ndalnin përpjekjet e vendasve.
Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra disi, por Kosova vazhdoi të kërkonte golin e fitores. Ai erdhi në minutën e 84-t, kur Vedat Muriqi shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu dhe me kokë e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1-0.
Pas golit, Kosova pati edhe një mundësi të mirë për ta dyfishuar epërsinë. Muriqi asistoi për Ermal Krasniqin, por ky i fundit nuk arriti ta konkretizonte rastin.
Në minutat e mbetura, Dardanët ruajtën rezultatin dhe siguruan fitoren ndaj Irlandës, duke e nisur me tri pikë aventurën në Ligën e Kombeve.
The post Kosova e nis me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



