Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve

Futbollistja Modesta Uka, ka qenë brilante në paraqitjen e saj të fundit. Tre golat e kosovares Uka në fazën eliminatore, e çuan Austrina Wien në Ligën e Kampionëve
Modesta Uka, e cila është ndërtuar si futbolliste në Austri, ishte padyshim futbollistja më e mirë në fushë në këtë fitore historike të Austria Wien, ekip i cili trimfoi 4-0, ndaj kampioneve norvegjeze SK Brann, duke shënuar plot 3 gola dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në kualifikimin e skuadrës për herë të parë në fazën e ligës së UEFA Women’s Champions League.
Ndërsa lojëtaret tjera të skuadrës festuan me afërsisht 2,000 tifozët e Austrisë pas përfundimit të ndeshjes
Pasi shënoi golin e parë në pjesën e parë, ajo shënoi edhe dy gola të tjerë pas pushimit.
“E meritonim. Dhamë gjithçka deri në fund. Jam shumë krenare për ekipin”, tha 27-vjeçarja për orf.at, përcjell albinfo.at.
Por, çfarë e bëri reprezantuesen e Kosovës, aq të magjishme në këtë ndeshje, ajo përgjigjet:
“Bëra një sy gjumë një orë para ndeshjes. Kjo më ndihmon gjithmonë”, tha sulmuesja duke qeshur. “Megjithatë, trajnerit tonë nuk i pëlqen aspak kjo. Shpresoj të mos e lexoj”, thotë ajo si më shaka.
Ekipi i femrave të Austria Wien do ta luajë ndeshjen e parë në fazën e Ligës së Kampionëve për Femra UEFA më 23 shtator në Londër kundër Chelseat
The post Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



