‘’Kosova ka stabilitet’’/ Opozita i përgjigjet Kurtit: Derisa s’ka Kuvend e Qeveri, s’ka as stabilitet

Në një kohë kur vendi po përballet me një ngërç të thellë institucional dhe me përpjekjen e 26-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës që pritet të ndodhë nesër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur  për situatën aktuale politike. Gjatë një vizite në Babaj të Bokës në Gjakovë, ai ka folur lidhur

‘’Kosova ka stabilitet’’/ Opozita i përgjigjet Kurtit: Derisa s’ka Kuvend e Qeveri, s’ka as stabilitet

Në një kohë kur vendi po përballet me një ngërç të thellë institucional dhe me përpjekjen e 26-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës që pritet të ndodhë nesër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur  për situatën aktuale politike.

Gjatë një vizite në Babaj të Bokës në Gjakovë, ai ka folur lidhur me ngecjet në konstituimin e Kuvendit dhe hapat e mundshëm për të dalë nga kriza.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, deklaroi Kurti, duke tentuar të përcjellë një mesazh qetësie dhe sigurie, pavarësisht bllokadës në legjislativ.

Por me këtë deklaratë të tij nuk pajtohen deputetët e opozitës në vend, të cilët thonë se në vend s’ka stabilitet.

 

Hasani i përgjigjet Kurtit: Derisa s’ka Qeveri, s’ka si të ketë stabilitet

Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri  ka folur deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Hasani për FrontOnline ka kundërshtuar theksin e Kurtit për funksionalitetin e Qeverisë dhe stabilitetin në vend.

“Nuk e di si e mendon ai se a ka apo s’ka Qeveri. Pozicioni i Qeverisë është i kufizuar. Edhe ndërkombëtarët nuk pranojnë të takohen, kjo tregon se është një Qeveri e papërgjegjshme dhe kjo tregon se nuk është e gatshme të merret me sfidat e qytetarëve,” tha Hasani.

Ai theksoi se pa një Qeveri funksionale nuk mund të ketë stabilitet.

“Derisa s’ka Qeveri, s’ka si të ketë stabilitet, sepse për teke të këtyre bllokimeve dhe të njëjtat bllokada i kanë bërë edhe ndaj kryetarit Veseli. Këta vetë e kanë kundërshtuar Krasniqin e Veselin. Këto janë veprimet e tyre politike,” shtoi deputeti i PDK-së.

Hasani përmendi gjithashtu përgjegjësinë e Kurtit si fitues i zgjedhjeve.

“Parti fituese është, por zgjedhjet i ka humbur dhe ai duhet të ulet me partitë politike, për të konstituar Kuvendin.” potencoi Hasani.

 

Deputeti i LDK-së: E vetmja zgjidhje për të dal nga kriza, është propozimi ynë

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, për FrontOnline ka folur për gjendjen politike në vend dhe pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti mbi stabilitetin politik në vend.

Sipas Zogajt, e vetmja dalje nga kriza aktuale politike, është propozimi i partisë së tij, LDK-së.

‘’Nuk besoj që mund të ketë ndonjë lëvizje! Deri tash, nuk kemi pa ndonjë qasje ndryshe prej fituesit te zgjedhjeve! Ne besojmë bindshëm, qe e vetmja dalje nga kjo krize është propozimi ynë!’’ tha Zogaj shkurt për FrontOnline.

 

Deputeti i AAK-së pas deklaratës së Kurtit: Letra e KS tregon mungesën e stabilitetit në vend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, për FrontOnline ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka Kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri.

Brahimaj kundërshton vlerësimin e Kurtit për stabilitetin e vendit, duke theksuar se situata është krejt ndryshe.

 “Vetë fakti që nga Këshilli i Sigurimit i ka ardhur letra që mos me u takuar askush me këtë Qeveri në detyrë, nuk e di çfarë stabiliteti ka. Sot Kosova në asnjë element nuk ka stabilitet.” tha shkurt Brahimaj për FrontOnline.