Kosova me raste të shumta, por pa gol në pjesën e parë ndaj Irlandës

Kosova me raste të shumta, por pa gol në pjesën e parë ndaj Irlandës

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Irlandës me rezultat 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” patën iniciativën gjatë 45 minutave të para dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi. Vedat Muriqi rrezikoi në minutat 9 dhe 22, ndërsa në minutën e 29-të ishte shumë pranë golit, por një mbrojtës irlandez largoi topin nga vija e portës.

Kosova regjistroi shtatë goditje gjatë pjesës së parë, por nuk arriti ta konkretizojë dominimin me gol. Irlanda pati gjithashtu një mundësi përmes Chiedozie Ogbene, i cili në minutën e 23-të gjuajti mbi portë.

Pas 45 minutash lojë, rezultati mbetet 0-0, ndërsa Kosova pritet ta kërkojë golin në pjesën e dytë.

The post Kosova me raste të shumta, por pa gol në pjesën e parë ndaj Irlandës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.