Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë
Aksident apo Vrasje? Shtetasi zviceran po përballet me drejtësinë në Kosovë lidhur me vdekjen misterioze të Sofias në vitin 2023 The post Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë appeared first on Albinfo.

Pas dy vjetësh nga ngjarja tragjike, media zvicerane Blick rikthehet me raportime mbi gjykimin që po zhvillohet në Kosovë ndaj shtetasit zviceran K. L., i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Sofia T., një grua e re nga Argjentina, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi në verën e vitit 2023 në një hotel në Prishtinë, ku sipas aktakuzës, pas një konflikti të ashpër, ai e ka goditur dhe më pas e ka shtyrë nga dritarja e katit të gjashtë.
Avokati mbrojtës pretendon se nuk ka prova konkrete që lidhin K. L. me dhunën në dhomën e hotelit dhe se viktima kishte konsumuar substanca psikoaktive.
Megjithatë, prokuroria dhe familja e të ndjerës këmbëngulin se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë – një femicid. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar prindërit e viktimës dhe menaxheri i hotelit, ndërsa vetë i akuzuari deklaron se është 100 për qind i pafajshëm. /Albinfo.ch
Për më shumë të reja rreth kësaj teme – https://www.blick.ch/ausland/er-wollte-freundin-ueberfahren-dann-stuerzte-sie-aus-dem-fenster-beschuldigter-erklaert-ich-bin-100-prozent-unschuldig-id21055611.html
The post Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë appeared first on Albinfo.