Kosovarin e ‘shpëton’ vajza nga dëbimi nga Britania

Një kosovar i dyshuar për shitje të kokainës në Britani ka shmangur dëbimin, pasi gjykata vendosi se vajza e tij ishte shumë e vogël për të mbajtur kontakt me të përmes teknologjisë. Sipas The Telegraph, Andi Shoshari, 34 vjeç, me 12 dënime, fitoi apelimin duke argumentuar se dëbimi do të dëmtonte rëndë fëmijën e tij […] The post Kosovarin e ‘shpëton’ vajza nga dëbimi nga Britania appeared first on Albinfo.

Kosovarin e ‘shpëton’ vajza nga dëbimi nga Britania

Një kosovar i dyshuar për shitje të kokainës në Britani ka shmangur dëbimin, pasi gjykata vendosi se vajza e tij ishte shumë e vogël për të mbajtur kontakt me të përmes teknologjisë.

Sipas The Telegraph, Andi Shoshari, 34 vjeç, me 12 dënime, fitoi apelimin duke argumentuar se dëbimi do të dëmtonte rëndë fëmijën e tij njëvjeçar. Gjykata vendosi se ndarja fizike do të shkelte të drejtën e tij për jetë familjare.

Zyra e Brendshme kundërshtoi, duke sugjeruar se ai mund të komunikonte me të bijën virtualisht, por kjo u refuzua. Partnerja e tij britanike, shtatzënë me fëmijën e dytë, e konsideroi të pamundur zhvendosjen në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Shoshari, i cili jeton në Britani që nga fëmijëria, ka vuajtur dënime për 18 vepra penale, përfshirë furnizimin me kokainë. Gjykata vlerësoi se dëbimi do të ishte “tepër i ashpër” për familjen e tij dhe se rrethanat justifikonin përjashtimin nga dëbimi.

 

 

The post Kosovarin e ‘shpëton’ vajza nga dëbimi nga Britania appeared first on Albinfo.