Kosovë: Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare The post Kosovë: Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë appeared first on Albinfo.

Raportohet se një burrë në Prizren ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare ndërsa ka lënduar rëndë të bijën tjetër, ka njoftuar Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur, lëndime ka pësuar edhe gruaja 35-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
I dyshuari është arrestuar thonë autoritetet e policisë së Kosovës.
Në njoftimin e Policisë sqarohet se emergjenca mjekësore nuk ka arritur t’i japë ndihmë në vendin e ngjarjes viktimës, për shkak se aty ndodhej i dyshuari me thikë në dorë. Pas kësaj janë nisur katër patrulla policore. Kjo ka ndodhur para orës 6 të mëngjesit të së martës.
“Në vendngjarje është kuptuar se një i dyshuar, M.G., viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare”, thuhet në njoftim të Policisë rajonale.
Të gjithë këta janë shtetas turq me banim të përkohshëm në Prizren.
The post Kosovë: Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë appeared first on Albinfo.