Kosovë: KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, i është hapur rruga certifikimit të rezutateve. Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja: Lëvizja Vetëvendosje […] The post Kosovë: KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve appeared first on Albinfo.

Kosovë: KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, i është hapur rruga certifikimit të rezutateve.

Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka 42.30% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.27%, Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06% të votave. Lista Serbe – 4.26% të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 vende, transmeton albinfo.ch.

The post Kosovë: KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve appeared first on Albinfo.