KQZ: Deri në ora 15:00 votuan 558 mijë e 246 qytetarë
Komisioni Qendror zgjedhor përmes një konference për media ka bërë të ditur se numri i pjesëmarrësve në votime deri në ora 15:00 është 558 mijë e 246 qytetarë apo 28.32 për qind. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se kjo shifër është kalkuluar nga numri i qytetarëve që kanë votuar në 91.21 përqind të vendvotimeve. […]

Komisioni Qendror zgjedhor përmes një konference për media ka bërë të ditur se numri i pjesëmarrësve në votime deri në ora 15:00 është 558 mijë e 246 qytetarë apo 28.32 për qind.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se kjo shifër është kalkuluar nga numri i qytetarëve që kanë votuar në 91.21 përqind të vendvotimeve.
Nga këto të dhëna të fundit nga KQZ-ja, pjesëmarrja më e lartë e votuesve është në Prishtinë, 79 mijë e 121 qytetarë, ndërsa votues të regjistruar janë 212 mijë e 515 qytetarë.
Komuna me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve është ajo në Mitrovicë të Veriut, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë me të drejt vote, vetëm 836 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë deri në ora 15:00.