KQZ-ja s’mund të procedojë me shpalljen e rezultateve shkaku i tri ankesave të LVV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimare të zgjedhjeve të 9 shkurtit tek pas vendimmarrjeve të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme ndaj tri ankesave që janë paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch. KQZ-ja ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur tri ankesa nga […] The post KQZ-ja s’mund të procedojë me shpalljen e rezultateve shkaku i tri ankesave të LVV-së appeared first on Albinfo.

KQZ-ja s’mund të procedojë me shpalljen e rezultateve shkaku i tri ankesave të LVV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimare të zgjedhjeve të 9 shkurtit tek pas vendimmarrjeve të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme ndaj tri ankesave që janë paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik, e se deri pas shqyrtimit të tyre nuk do të shpallen as rezultatet përfundimtare. 

“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së.

Ankesat janë dorëzuar nga Lëvizja Vetëvëndosje. Zëdhënësi i saj, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se ankesat lidhen me votimin me postë.

“Po, kemi dërgu ankesë në PZAP për votimin me postë. Dy ankesa, një për manipulimin e votave të LDK-së e tjetra për përfshirjen e të gjithë votave të pavlefshme sipas vendimit të parë të PZAP”, ka thënë ai.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar të mërkurën. Subjektet kanë pasur kohë 48 orë për të paraqitur ankesat.

The post KQZ-ja s’mund të procedojë me shpalljen e rezultateve shkaku i tri ankesave të LVV-së appeared first on Albinfo.