KQZ: Të martën përfundon numërimi i votave me postë, më pas vijnë ajo me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se presin që deri të martën të përfundojë numërimi i votave me postë. Ai ka shtuar se më pas do të numërohen e votave me kusht dhe ato të personave të nevojave të veçanta. “Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe pasi të marrim konfirmim nga PZAP

KQZ: Të martën përfundon numërimi i votave me postë, më pas vijnë ajo me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se presin që deri të martën të përfundojë numërimi i votave me postë.

Ai ka shtuar se më pas do të numërohen e votave me kusht dhe ato të personave të nevojave të veçanta.

“Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe pasi të marrim konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka një cështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjekte politike dhe kandidatë për deputetë”, tha ai.