Zelensky: Ukraina ka nevojë për diplomaci kuptimplotë për t’i dhënë fund luftës. Shpresojmë në mbështetjen e SHBA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë një deklaratë pas sulmit të homologut amerikan Donald Trump, duke thënë se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë. Në një postim në X, Zelensky shkruan se vendi i tij ka nevojë për diplomaci thelbësore për t’i dhënë fund luftës ndërsa shtoi se shpreson se do të ketë mbështetjen [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë një deklaratë pas sulmit të homologut amerikan Donald Trump, duke thënë se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë.
Në një postim në X, Zelensky shkruan se vendi i tij ka nevojë për diplomaci thelbësore për t’i dhënë fund luftës ndërsa shtoi se shpreson se do të ketë mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes.
“Është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi ta bëjmë diplomacinë tonë vërtet thelbësore për t’i dhënë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë dhe ukrainasit e duan më së shumti sepse lufta po shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne po humbasim njerëzit tanë. Duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen e SHBA-së në rrugën drejt paqes. Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur.”, shkruan presidenti ukrainas.
We continue our work with partners. We have already had talks and other steps to come soon.
It is very important that we try to make our diplomacy really substantive to end this war the soonest possible.
We need real peace and Ukrainians want it most because the war ruins our…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 3, 2025
Më herët, Trump iu përgjigj ashpër Zelenskyt, pasi ky i fundit tha se paqja me Rusinë është ende shumë larg. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kjo është deklarata më e keqe që Zelensky ka bërë dhe nëse vazhdon kështu, nuk do e ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara./abcnews.al