Kryeministri francez për qëndrimin e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë: Nuk bëri kompromis për nderin e Ukrainës dhe Evropës

Kryeministri francez Francois Bayrou përshëndeti sot faktin që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u tërhoq pas mosmarrëveshjes së tij me homologun e tij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Për nderin e përgjegjësisë demokratike, për nderin e Ukrainës dhe, guxoj të them, për nderin e Evropës, presidenti (ukrainas) nuk u zbut dhe besoj se [...]Read More...

Kryeministri francez për qëndrimin e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë: Nuk bëri kompromis për nderin e Ukrainës dhe Evropës

Kryeministri francez Francois Bayrou përshëndeti sot faktin që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u tërhoq pas mosmarrëveshjes së tij me homologun e tij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Për nderin e përgjegjësisë demokratike, për nderin e Ukrainës dhe, guxoj të them, për nderin e Evropës, presidenti (ukrainas) nuk u zbut dhe besoj se duhet t’i tregojmë mirënjohjen tonë për këtë”, tha kryeministri, duke hapur një debat në parlamentin francez për Ukrainën dhe sigurinë evropiane.

“Ne jemi të fuqishëm dhe nuk e dimë. Dhe ne sillemi sikur të ishim të dobët”, shtoi Bayrou, ndërsa Parisi dhe aleatët e tij po kërkojnë mënyra për të reaguar në lidhje me një shkëputje të mundshme të SHBA nga Ukraina dhe vetë Evropa.

“PBB-ja e BE-së, nëse shtohet ajo e Britanisë së Madhe, është më shumë se dhjetë herë më e madhe se PBB-ja e Rusisë” dhe “nëse krahasojmë arsenalet (…), forcat e armatosura të kontinentit tonë së bashku me ato të Mbretërisë së Bashkuar, janë më shumë se 2.5 milionë ushtarë profesionistë, 25% më shumë se forcat ruse”, shtoi ai./abcnews.al