Kreu i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku lihen në arrest shtëpiak
Kreu i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, do të mbetet në arrest shtëpiak. Masë e njejtë është marrë sot edhe për Naim Shalakun. Masën e arrestit shtëpiak për Nikçin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili s’është pajtuar me masën e Gjykatës. “Gjitha pretendimet e Prokurorsië kanë të bëjnë me lëvizjen e vendeve të

Kreu i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, do të mbetet në arrest shtëpiak. Masë e njejtë është marrë sot edhe për Naim Shalakun.
Masën e arrestit shtëpiak për Nikçin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili s’është pajtuar me masën e Gjykatës.
“Gjitha pretendimet e Prokurorsië kanë të bëjnë me lëvizjen e vendeve të punës, të dy tre persoanve që konsiderojnë se janë të dëmtuar. Ka edhe disa elemente të tjera që në këtë fazë s’dua ta ngarkojë publikun. Është bërë shumë zhurmë për asgjë”, ka thënë Koci.
Ai ka thënë se do të ushtrojë ankesë meqë s’është dashur që Nikçit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Të dy u ndaluan të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Nikçi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.
Ndërsa Shalaku dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dysharve.
“…të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.