Kreuzlingeni me shumë hendbollistë shqiptarë largohet nga Superliga zvicerane

Ky klub zyrtarisht është larguar nga Superliga dhe kishte tetë hendbollistë shqiptarë The post Kreuzlingeni me shumë hendbollistë shqiptarë largohet nga Superliga zvicerane appeared first on Albinfo.

Kreuzlingeni me shumë hendbollistë shqiptarë largohet nga Superliga zvicerane

E çuditshme, por e vertetë, Kreuzlingeni zviceran u largua vullnetarisht nga Superliga zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Blick i ka kushtuar një artikull këtij klubi për vendimin e tyre dhe për për mënyren se si shumë hendbollistë do të nisin transfere te reja.

Vlen të theksohet se ky klub kishte pesë hendbollistë të rëndësishëm të Kosovës dhe tri hendbolliste të rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës.

Ndërkohë që Kreuzlingeni në edicionin 2024/2025 ishte njëri prej dy klubeve të vetme që kishte ekipin e djemve dhe të vajzave në Superligën e Zvicrës.

Por në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë në elitë me asnjërin ekip.

Hendbollistët ndër më kryesorit ishin shqiptarë, kapiteni Valon Dedaj, lojtari kryesor i mbrojtjes, Bujar Ramosaj, portieri i parë, Haris Berisha, aloja e parë e djathtë, Drilon Tahirukaj dhe beku i parë i majtë, Drenit Tahirukaj. Pjesë e Kreuzlingenit ishin edhe tri hendbolliste të rëndësishme të Kosovës, Albina Rugova, Fitore Aliu dhe Dafina Mustafa.

Sipas Blick kjo që ndodhi duket e pazakontë, por është vetëm kapitulli i tretë i riorientimit të klubit. /Albinfo.ch

The post Kreuzlingeni me shumë hendbollistë shqiptarë largohet nga Superliga zvicerane appeared first on Albinfo.