Kriza politike në Francë, vazhdon mes përpjekjeve për formimin e qeverisë
Detyra e formimit të një qeverie të re në Francë po përballet me presion të ri, ndërsa presidenti Emmanuel Macron përgatitet të marrë pjesë sot në samitin e Gazës duke e bërë atë të mungojë në një kohë vendimtare. Kryeministri Sebastien Lecornu, i cili u rikthye në punë të premten disa ditë pasi dha dorëheqjen, [...]Read More...

Detyra e formimit të një qeverie të re në Francë po përballet me presion të ri, ndërsa presidenti Emmanuel Macron përgatitet të marrë pjesë sot në samitin e Gazës duke e bërë atë të mungojë në një kohë vendimtare.
Kryeministri Sebastien Lecornu, i cili u rikthye në punë të premten disa ditë pasi dha dorëheqjen, synon të formojë një kabinet të ri deri të hënën në mënyrë që buxheti i vitit 2026 të mund të paraqitet pas një mbledhjeje të kabinetit në të njëjtën ditë.
Nëse ky afat nuk përmbushet, Franca mund të hyjë në vitin e ri pa një buxhet të miratuar duke rënduar më tej financat e saj publike tashmë të tendosura.
Formimi i një qeverie përbën një sfidë të madhe për Lecornu, duke pasur parasysh krizën politike të vazhdueshme dhe afatin e shkurtër kohor.
Meqenëse një mbledhje e kabinetit nuk mund të zhvillohet në mungesë të presidentit, zyrtarët në Paris tani po kërkojnë një Plan B.
Sipas gazetës ”Le Monde”, afatet kushtetuese mund të përmbushen ende nëse buxheti paraqitet të martën.