Kroacia ngre alarmin në NATO: Serbia po armatoset rëndë

Kroacia ngre alarmin në NATO: Serbia po armatoset rëndë

Kroacia ka alarmuar NATO-n dhe aletatët e saj, duke theksuar se ato vende duhet të kenë vëmendje për armatimin e rrezikshëm që sipas saj, po e bënë Serbia.

Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se nuk shteti kroat nuk dëshiron tension e as nuk ka frikë, por sipas saj, Kroacia dëshiron të jetë e përgjegjshme për qytetarët e saj.

“Kroacia deklaron se nuk ka kurrfarë pretendimi për ndonjë armatosje apo për ndonjë tension që mund të jetë në regjion, por më shumë e ka si pjesë të përgjegjësisë për sigurinë e qytetarëve që jetojnë në Kroaci”, u shpreh Lekaj-Përlaskaj në Klan Kosova.

Ajo shtoi se Kroacia e sheh detyrim që të punojë që vendin ta mbrojë nga “kërcënime potenciale”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.