Kryeministri Netanyahu: Nuk do të lejojmë Iranin të marrë armë bërthamore
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do të lejojë kurrë që Irani të posedojë armë bërthamore. “Ne nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër nga ky premtim. Pa ne, Irani do të kishte pasur armë bërthamore që dhjetë vjet më parë,” theksoi ai në një deklaratë të fortë kundër Teheranit. Paralajmërimet vijnë disa [...]Read More...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do të lejojë kurrë që Irani të posedojë armë bërthamore. “Ne nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër nga ky premtim. Pa ne, Irani do të kishte pasur armë bërthamore që dhjetë vjet më parë,” theksoi ai në një deklaratë të fortë kundër Teheranit.
Paralajmërimet vijnë disa ditë pasi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, njoftoi se Irani është shumë pranë aftësisë për të prodhuar një bombë atomike. Sipas ekspertëve, vendi mund të pasurojë uranium të mjaftueshëm për një bombë brenda një jave dhe për disa të tjera brenda një muaji.
Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA dhe Izraeli, ka shprehur prej vitesh shqetësimin se Irani synon zhvillimin e armëve bërthamore. Megjithatë, Irani i mohon këto akuza, duke theksuar se programi i tij ka qëllime tërësisht civile dhe kërkon energji bërthamore për nevoja paqësore.
Ndërkohë, SHBA – përmes ish-presidentit Donald Trump – ka ripërsëritur qëllimin për të penguar Iranin nga marrja e armëve bërthamore, ndërsa Teherani kërkon një marrëveshje që do të sillte heqjen e sanksioneve që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e tij. Konflikti mbetet një pikë tensioni e rëndësishme në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në politikën ndërkombëtare.
/ abcnews.al