Kryeministrja daneze i përgjigjet Trump: Groenlanda është groenlandezëve, jo në shitje
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për Groenlandën. “Groenlanda u përket groenlandezëve. Siç tha kryeministri i Groenlandës, Groenlanda nuk është në shitje”, tha Frederiksen për TV2, duke vënë në dukje se “SHBA është aleati ynë më i afërt”. Më herët, mediat amerikane raportuan [...]Read More...

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për Groenlandën.
“Groenlanda u përket groenlandezëve. Siç tha kryeministri i Groenlandës, Groenlanda nuk është në shitje”, tha Frederiksen për TV2, duke vënë në dukje se “SHBA është aleati ynë më i afërt”.
Më herët, mediat amerikane raportuan se Donald Trump Jr do të vizitojë Groenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez.
Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA./abcnews.al