Kryetari i Zubin Potokut: Kemi pasur shumë sfida, kam komunikim të mirë me serbët lokal

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se një nga arritjet kryesore gjatë periudhës së tij në detyrë ka qenë konsolidimi i administratës komunale në përputhje me kornizat ligjore. ‘’Arritjet të themi më kryesore dhe synimi im primar ka qenë të themi të bëhet administrata sipas kornizave ligjore siç duhet bërë, pra

Kryetari i Zubin Potokut: Kemi pasur shumë sfida, kam komunikim të mirë me serbët lokal


Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se një nga arritjet kryesore gjatë periudhës së tij në detyrë ka qenë konsolidimi i administratës komunale në përputhje me kornizat ligjore.

‘’Arritjet të themi më kryesore dhe synimi im primar ka qenë të themi të bëhet administrata sipas kornizave ligjore siç duhet bërë, pra siç e do një administratë komunale  brenda kornizave’’, tha Zeqiri për FrontOnline.

Pjesa më e rëndësishme, sipas Zeqirit, ka qenë plotësimi i stafit administrativ dhe teknik, i cili tani mund të realizojë detyrat dhe funksionet e kërkuara për të zhvilluar punët e Komunës.

‘’Deri  diku kemi arritur të plotësojmë një staf dhe të pranojmë staf teknik që të funksionojnë të gjitha punët për Komunë, ky ka qenë prioritet i  imi pra’’, tha Zeqiri.

Megjithatë, Zeqiri pranoi se ka ende shumë sfida me të cilat po përballet administrata komunale. Ai theksoi se disa prej këtyre sfidave janë të natyrës strukturore dhe organizative, duke përfshirë mungesën e një vullneti të plotë për bashkëpunim në disa raste.

Në lidhje me bashkëpunimin me serbët,  Zeqiri tha se administrata e Komunës ka një komunikim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me ta, duke siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë, të ketë mundësinë të shfrytëzojë shërbimet e ofruara. Ai nënvizoi se shumica e qytetarëve janë të angazhuar dhe të interesuar për punët e komunës dhe detyrimet e tyre, dhe se administrata ka obligim të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e duhur për secilin.

‘’Pjesa më e madhe e qytetarëve vijnë  e interesohen për kërkesat e obligimet e tyre dhe ne jemi të obliguar t’u ndihmojnë. Ne kemi komunikim të afërt  me qytetarët, të cilët nuk hezitojnë të vijojnë, unë kam komunikim të gjerë me shumicën e qytetarëve pa marrë parasysh etninë’’, përfundoi Zeqiri.