Kryetari Shehu prezanton listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal: “Kjo është lista e fitores”

Kryetari i Junikut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, të cilën e quajti “listën e fitores”. Ai tha se në listë janë profesionistë me integritet e të kaluar të pastër, të gatshëm të punojnë për interesin e qytetarëve. Kryetari ftoi junikasit që në ditën […]

Kryetari Shehu prezanton listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal: “Kjo është lista e fitores”

Kryetari i Junikut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, të cilën e quajti “listën e fitores”.

Ai tha se në listë janë profesionistë me integritet e të kaluar të pastër, të gatshëm të punojnë për interesin e qytetarëve.

Kryetari ftoi junikasit që në ditën e votimit të dalin masivisht dhe të votojnë listën e LDK-së për të garantuar vazhdimësinë e zhvillimit të komunës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Junikut,

Pas hapjes së fushatës zgjedhore, sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal – një ekip që përfaqëson dinjitetin, profesionalizmin dhe vlerat më të mira të Junikut tonë.

Kjo është lista e fitores, sepse në të gjenden njerëzit që ju i njihni mirë: fqinjët tuaj, familjarët tuaj, miqtë dhe bashkëqytetarët që gëzojnë respekt e besim të padiskutueshëm në çdo lagje e fushë të jetës.

– Janë profesionistë të dëshmuar.
– Janë qytetarë me integritet dhe të kaluar të pastër.
– Janë të gatshëm të punojnë për interesin tuaj – pa asnjë kompromis.

Gjatë këtyre katër viteve të para në krye të komunës, kemi dëshmuar me punë, me rezultate konkrete, me përkushtim të paepur. Por puna nuk ka mbaruar – sfidat e reja kërkojnë vendime të guximshme dhe mbështetje të fuqishme në Kuvendin Komunal.

Prandaj, në ????????????????̈???? ???? ????????????????????????????, ju ftoj me gjithë zemër:
Dilni masivisht dhe votoni listën e LDK-së për Kuvendin Komunal!
Fuqizoni zërin tuaj, përkraheni vizionin tonë, garantoni vazhdimësinë e zhvillimit!

Zëri juaj është forca jonë.

#BashkëpërJunikunpërtej.
#LDKJunik