Kukeli, trajner i ekipit të Zurichut U21
41-vjeçari luajti për klubin e qytetit nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe luajti 100 ndeshje zyrtare gjatë kësaj kohe The post Kukeli, trajner i ekipit të Zurichut U21 appeared first on Albinfo.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, rikthehet te klubi i Cyrihut, teksa së fundmi i është besuar drejtimi i skuadrës së 21-vjeçarëve.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zviceran, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, transmeton albinfo.ch.
“Burim Kukeli do të jetë trajneri i ri i ekipit U21. 41-vjeçari luajti për klubin e qytetit nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe luajti 100 ndeshje zyrtare gjatë kësaj kohe. Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2020 si ndihmës trajner te SC Kriens. Ai mbajti të njëjtën pozicion te FC Wil 1900, FC Sion dhe Grasshopper Club Zurich.
Si trajner kryesor, ai ishte në krye të ekipit U21 të GC në pranverën e vitit 2023. FCZ i uron ngrohtësisht Burim Kukelit dhe i uron fat dhe suksese”, thuhet në njoftim.
The post Kukeli, trajner i ekipit të Zurichut U21 appeared first on Albinfo.