Kultura ka një çmim: Vjena propozon taksë të re për turistët

Në kushtet e një rritjeje rekord të numrit të turistëve dhe në prag të zgjedhjeve komunale, qyteti i Vjenës po shqyrton vendosjen e një takse të re për vizitorët, të njohur si “euroja e kulturës”. Kjo taksë do të aplikohet për çdo qëndrim të natës në hotele apo struktura të tjera akomoduese dhe do të […] The post Kultura ka një çmim: Vjena propozon taksë të re për turistët appeared first on Albinfo.

Kultura ka një çmim: Vjena propozon taksë të re për turistët

Në kushtet e një rritjeje rekord të numrit të turistëve dhe në prag të zgjedhjeve komunale, qyteti i Vjenës po shqyrton vendosjen e një takse të re për vizitorët, të njohur si “euroja e kulturës”. Kjo taksë do të aplikohet për çdo qëndrim të natës në hotele apo struktura të tjera akomoduese dhe do të përdoret ekskluzivisht për mbështetjen e jetës kulturore në qytet.

Sipas Këshillares për Kulturën, Veronica Kaup-Hasler, Vjena po përjeton një “bum turistik të paprecedentë”, me kulturën si atraksionin kryesor. Vizitorët tërhiqen nga opera, ekspozitat artistike dhe koncertet në ambient të hapur, ndaj ideja e një tarife të vogël shtesë për të ndihmuar financimin e këtyre aktiviteteve duket e arsyeshme, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe nga taksa ekzistuese për turizmin, e cila përdoret për infrastrukturën në përgjithësi, “euroja e kulturës” do të shkojë direkt për muzetë, artistët lokalë, restaurimin e monumenteve dhe programet kulturore në zonat periferike të qytetit.

Propozimi është avancuar nga Partia Socialdemokrate (SPÖ), e cila aktualisht qeveris qytetin dhe po kandidon për të qëndruar në pushtet në zgjedhjet e 27 prillit. Kaup-Hasler thekson se kjo nismë do të ndihmonte në ruajtjen dhe zgjerimin e ofertës kulturore të Vjenës pa ngarkuar më tej buxhetin publik.

Megjithatë, ka edhe pikëpyetje, sidomos nga operatorët turistikë që frikësohen se mund të trembin vizitorët me buxhet të kufizuar. Ideja është ende në fazë diskutimi dhe jo një propozim zyrtar, por ka gjasa të marrë më shumë vëmendje pas zgjedhjeve, sidomos nëse trendi i rritjes së turizmit vijon.

The post Kultura ka një çmim: Vjena propozon taksë të re për turistët appeared first on Albinfo.