Kur Starmer merr kontrollin dhe formon ekipin e ëndrrave, por tregjet hasin vështirësi
Është shkarkuar Kancelarja e Thesarit? Të gjithë e mohojnë, por kjo është ndjesia që jepet pas riorganizimit qeveritar që kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se do të bënte pas kthimit nga pushimet verore. Autoriteti i Rachel Reeves si përgjegjëse për Thesarin duket se është zbehur, në një kohë kur kryeministri ka krijuar një “celulë operative” [...]Read More...

Është shkarkuar Kancelarja e Thesarit? Të gjithë e mohojnë, por kjo është ndjesia që jepet pas riorganizimit qeveritar që kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se do të bënte pas kthimit nga pushimet verore. Autoriteti i Rachel Reeves si përgjegjëse për Thesarin duket se është zbehur, në një kohë kur kryeministri ka krijuar një “celulë operative” të fuqishme me detyrën për të mbikëqyrur ekonominë.
Problemi është se tregjet nuk e kanë pritur mirë këtë zhvillim: interesat mbi obligacionet shtetërore, domethënë kostot që Londra paguan për borxhin, kanë kërcyer në nivelet më të larta që nga pothuajse 30 vite më parë, dhe hendeku me vendet e tjera të G7 është në rritje.
Nëse Franca tashmë po etiketohet si “e sëmura e Evropës”, as Britania nuk është në formë të mirë: borxhi publik është afër 100% të PBB-së dhe Thesari duhet të mbushë një deficit buxhetor prej 50 miliardë paundësh (afërsisht 60 miliardë euro).
Me një rritje ekonomike të dobët dhe të paqëndrueshme, rruga e vetme është rritja e mëtejshme e taksave (duke dëmtuar edhe më shumë rritjen): nuk është çudi që Londra tani është “nën mbikëqyrje” në tregjet financiare dhe profetët e fatkeqësive rikujtojnë fantazmën e viteve ’70, kur Britania iu drejtua Fondit Monetar Ndërkombëtar për shpëtim (një poshtërim i vërtetë).
Starmer ka tentuar të drejtojë timonin e një qeverie që po fundoset nga të gjitha anët duke sjellë në Downing Street zëvendësin e Rachel Reeves-it në Thesar, 38-vjeçarin Darren Jones, i konsideruar si një “magjistar i shifrave”. Ai do të jetë tani sekretar i kryeministrit me kompetenca për çështjet ekonomike dhe do të mbështetet nga baronesha Minouche Shafik, ish-nën-guvernatore e Bankës së Anglisë, si këshilltare kryesore ekonomike. Një “ekip ëndrrash” që i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, i cili në fakt ka marrë vetë përgjegjësitë kryesore për ekonominë dhe financat.
Starmer është akuzuar disa herë se nuk interesohet për ekonominë, ose se nuk e kuptonte mirë dhe se ia kishte deleguar gjithçka kancelares Reeves: por rezultatet kanë qenë një seri gabimesh dhe tërheqjesh që kanë dëmtuar autoritetin dhe popullaritetin e qeverisë, nga heqja) më vonë e anuluar) e subvencioneve të ngrohjes për pensionistët, te një reformë radikale e sistemit të ndihmës sociale që më pas u boshatis në momentin e fundit. Një luhatje njoftimesh dhe përgënjeshtrimesh që kulmoi me skenën e kancelares që mbajti një fjalim mes lotësh në Parlament në korrik, një shok që bëri që stërlina të rrëzohej.
Riorganizimi i ekipit është paraqitur nga kryeministri si fillimi i “fazës së dytë” të qeverisjes, ajo në të cilën duhet të fillojnë të shihen rezultatet: “Të realizojmë, të realizojmë, të realizojmë”, tha ai, duke shtuar se kishte dashur ta bënte Downing Street-in “më të fuqishëm për të çuar përpara ndryshimet që na duhen. E kuptoj frustrimin dhe zemërimin e votuesve”,pranoi Starmer.
Por kjo njohje e situatës rrezikon të jetë e vonuar, pasi laburistët kanë humbur në thelb vitin e parë në pushtet. Popullariteti i partisë qëndron rreth 20%, ndërsa e djathta populiste e Nigel Farage qëndron rreth 35% (aq sa laburistët dhe konservatorët së bashku): për tribunën e Brexit-it, vera ka qenë e mirë, meqë Starmer e mbushi boshllëkun e mungesës së njoftimeve qeveritare me një propagandë të vazhdueshme kundër emigracionit, që tashmë ka depërtuar në opinionin publik.
Tensioni social është i prekshëm, mes protestave kundër hoteleve që strehojnë migrantët dhe flamujve anglezë të shpalosur kudo, që tregojnë një zgjim nacionalist (nëse jo etnocentrik dhe ksenofob). Një përzierje eksplozive që e bën riorganizimin e Starmer-it të duket si riorganizimi i shezlongëve në kuvertën e Titanikut.