Kurteshi njofton KQZ-në se VV-ja do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese masë të sigurisë për konstituimin e Kuvendit, voton kundër certifikimit
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në mbledhjen e sotme ka njoftuar se do të votojë kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kurteshi theksoi se ani pse janë ankuar në PZAP dhe më pas në Gjykatën Supreme, e që të dyja ankesën e VV-së
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në mbledhjen e sotme ka njoftuar se do të votojë kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Gazeta Online
Kurteshi theksoi se ani pse janë ankuar në PZAP dhe më pas në Gjykatën Supreme, e që të dyja ankesën e VV-së e kanë refuzuar si të “pabazuar”, anëtari i VV-së në KQZ tha në komision se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
“Ne kemi kundërshtuar rezultatet perfundimtare në PZAP, kemi ndjekë rrugën ligjore. Nga PZAP kemi marrë një refuzim, si ankesë e pabazuar. I jemi drejtuar Gjykatës Supreme për të njëjtën çështje, dhe poashtu kemi marrë një vendim që refuzohet ankesa si e pabazuar. Kemi përshtypjen që faktet e ofruara nuk janë trajtuar fare, ndërkohë janë hapur hetimet për pretendimin tonë, për manipulim të votave”, tha Kurteshi në mbledhjen e komisionit.
Kurteshi tha se pa u marrë një vendim edhe nga ana e Kushtetueses, lidhur me ankesën e tyre për votat me votë, gjë që ata i konsiderojnë se është bërë manipulim i votave, ai shtoi se deri atëherë s’do të votojë pro certifikimit të rezultateve.
“Kemi kërkuar anulimin e votave me postë dhe rivotimin, Supremja se ka miratuar. Do të ndjekim rrugët ligjore dhe do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme për moszbatimin të kësaj pjese të votave, dhe në këtë rast, unë po informoj edhe KQZ-në, që derisa të përfundojnë munëdsitë ligjore, unë nuk mund ta votojë certifikimin e këtyre rezultateve”, tha Kurteshi.