Kurti: 200 familje tashmë në banesa të rinovuara e eficiente në Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 200 familje, prej tyre 100 përfitues të ndihmës sociale dhe 100 familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, janë vendosur në katër ndërtesa të rinovuara në Hajvali dhe te Medreseja në Prishtinë. Në kuadër të këtij programi të mbështetur 90% nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Fondi

Kurti: 200 familje tashmë në banesa të rinovuara e eficiente në Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 200 familje, prej tyre 100 përfitues të ndihmës sociale dhe 100 familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, janë vendosur në katër ndërtesa të rinovuara në Hajvali dhe te Medreseja në Prishtinë.

Në kuadër të këtij programi të mbështetur 90% nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, janë rinovuar gjithashtu 15 objekte publike dhe janë ndihmuar 425 familje me subvencione për izolimin e shtëpive.

Kurti falënderoi BE-në, Ministrinë e Ekonomisë, Fondin për Efiçiencë të Energjisë dhe Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ai paralajmëroi edhe rinovimin e 400 objekteve të tjera në mandatin e ardhshëm.