Kurti e pret në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnjës
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga myftiu Naim Tërnava dhe deputeti i zgjedhur, njëherësh Kryetari i Koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, mirëpriti sot Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Husein Kavazoviq. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dyja vendeve, teksa palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për më shumë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga myftiu Naim Tërnava dhe deputeti i zgjedhur, njëherësh Kryetari i Koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, mirëpriti sot Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Husein Kavazoviq.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dyja vendeve, teksa palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për më shumë shkëmbime ndërmjet qytetarëve të dy vendeve.
“Aty u përmend dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e njëanshme të vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës duke e mundësuar udhëtimin e tyre drejt Kosovës vetëm me letërnjoftim biometrik, sipas marrëveshjes për lëvizje të lirë nga Procesi i Berlinit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.
Kurti gjatë bisedës veçoi rezultatet dhe politikat e Qeverisë në mbështetje sociale, përfshirë ndihmën për gratë, lehonat dhe fëmijët, si dhe në edukim dhe shëndetësi.
“Ai gjithashtu informoi myftiun Kavazoviq rreth projekteve restauruese të shumë objekteve kulturore islame, duke përfshirë xhamitë dhe objekte të tjera fetare, si dhe për investimet e vazhdueshme në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës”, thuhet në këtë njoftim të lëshuar për media nga Qeveria.