Kurti e quan rekord të ri: Sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë
Kosova sivjet ka mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke e quajtur sukses dhe rekord të ri në vend. Ai tutje tha se sot me ministrin në detyrë të Bujqësisë, […] The post Kurti e quan rekord të ri: Sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë appeared first on Albinfo.

Kosova sivjet ka mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke e quajtur sukses dhe rekord të ri në vend.
Ai tutje tha se sot me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecin u rikthyen në fshatin Sopijë të Therandës.
“Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë. Me punën e zellin e tij, dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë. E përveç grurit ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër”, ka shkruar Kurti.
The post Kurti e quan rekord të ri: Sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë appeared first on Albinfo.