Kurti iu dha “kartela” 220 të punësuarve të rinj në divizionin e qymyrit në KEK
Kryeministri Albin Kurti ishte sot në Korporatën Energjetike të Kosovës për ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B. Në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit. “Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Kryeministri Kurti dhe

Kryeministri Albin Kurti ishte sot në Korporatën Energjetike të Kosovës për ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B.
Në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit.
“Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli shpërndanë kartelat për punonjësit e rinj të KEK-ut, derisa të gjithëve iu uruan një vit të mbarë”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim.
“Në dy vitet e fundit janë pranuar në punë 525 punonjës të rinj në KEK, ndërsa sot KEK-ut po i shtohen edhe 220 të rinj në Divizionin e Qymyrit. Me shtimin e punonjësve në prodhim, e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekadat e ardhshme. E askush më mirë se ju vet nuk e din këtë gjë, se çfarë rëndësie ka edhe për KEK-un edhe për mbarë Kosovën, dhe se sa i rrezikuar ka qenë operimi pikërisht nga mungesa e punëtorëve në prodhim”, tha Kurti paraprakisht.
Kurti, që kishte shkuar atje së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli për “shumë suksese” që tha se janë shënuar vitin e fundit në sektorin energjetik.
Ai mori pjesë në këtë ceremoni në një kohë kur pjesë të vendit po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.