Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

Pasi u njohën patentë-shoferët e Kosovës nga Gjermania, Italia e Austria, Kurti: Jemi në proces të njihen edhe nga Kanada dhe Turqia The post Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë appeared first on Albinfo.

Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë, përcjell albinfo.ch. 

Këto komente Kurti i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku njoftoi se nga muaji i ardhshëm hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë edhe në Austri.

Kurti tha se shërbimin diplomatik po e vënë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve.

“Ministritë tona janë angazhuar vazhdimisht në përmirësimin dhe digjitalizimin për bashkatdhetarë. Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë- shoferëve të Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveç se ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrim më të shpejt në vendin e punës. Fillimisht ishte Gjermani ajo që njohu patentë shoferët tanë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes nga prilli i vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Kurti.

“Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë- shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm siç ka njoftuar edhe ambasada e jonë në Austri hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë, që lehtëson procedurën e konvertimit për shtetasin e Kosovës. Në proces të finalizimit njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve jemi me Kanadanë dhe Turqinë për herë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve”, tha Kurti.

The post Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë appeared first on Albinfo.