Kurti: Marrëveshja për alenacën ushtarake, e rëndësishme edhe për paqen në rajon

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hap të rëndësishëm për sigurinë Deklaratën për aleancë ushtarake midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. “Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit […] The post Kurti: Marrëveshja për alenacën ushtarake, e rëndësishme edhe për paqen në rajon appeared first on Albinfo.

Kurti: Marrëveshja për alenacën ushtarake, e rëndësishme edhe për paqen në rajon

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hap të rëndësishëm për sigurinë Deklaratën për aleancë ushtarake midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ky dokument përfshin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, operacione të përbashkëta ushtarake dhe trajnime të përbashkëta.

The post Kurti: Marrëveshja për alenacën ushtarake, e rëndësishme edhe për paqen në rajon appeared first on Albinfo.